Nëse keni dyshime në alergji të syrit, mjeku juaj duhet të vërtetojë se simptomat tuaja kanë të bëjnë me infeksion të syrit ose me një konjunktivit alergjik.
Prof. Ass. Afrim Shabani, dr. sci.
oftalmolog
tel. 044 208 307
Konjunktiviti alergjik është një inflamacion i mbështjellësit të syrit (konjunktivës) i shkaktuar si pasojë e kontaktit me alergjenë të ndryshëm. Konjunktiviti alergjik diagnostikohet duke bërë kontrollimin e syrit me biomikroskop, një anamnezë e marrë me kujdes për vet pacientin si dhe duke përfshirë edhe një anamnezë familjare pozitive (alergji në familje).
Gjatë kontrollit të syrit në biomikroskopi, mjeku duhet të përqendrojë vëmendjen në simptomat e konjunktivitit alergjik, siç është skuqja (hiperemia) e sipërfaqes së syrit (vazodilatatimi i enëve të vogla periferike).
Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, shpesh (por jo gjithmonë) kanë edhe alergji të mukozës së hundës (Rhinoconjunctiviti alergic). Zakonisht kemi të bëjmë me një gjendje akute (të përkohshme) të syrit të ndërlidhur me alergjitë sezonale. Megjithatë, në rastet tjera alergjia e syrit mund të shkaktohet nga faktorët e jashtëm, si për shembull: qimet e kafshëve, pluhuri, tymi, parfumet, ushqimi, etj.
Gjatë kohës së ekspozimit të syrit nga alergjeni, alergjitë mund të shoqërohen edhe me: djegie, kruarje, fotofobi (ndjeshmëri në dritë).
Simptomat më të shpeshta të alergjisë së syrit janë: skuqja, ënjtja e syve, kruarjet dhe djegiet e syve, lotim më i shprehur (epifora), ndjeshmëria në dritë, ndjesia e trupit të huaj. Kruarja është simptoma më e shpeshtë dhe paraqitet në 75% të rasteve dhe është më e shprehur në rastet kur kemi një kohë të thatë dhe të nxehtë. Nëse në të njëjtën kohë kemi edhe alergji të mukozës së hundës, kemi edhe kruarje të hundës, mbyllje të hundës, teshtije, kokëdhimbje, kruarje ose dhimbje të fytit.
Alergjenët më të shpeshtë janë: (poleni, pluhuri i shtëpisë, produktet e kafshëve shtëpiake, pikat për sy, etj.).
Poleni – Nëse jeni alergjik në polen, duhet që të kufizoni lëvizjet gjatë kohës kur niveli i polenit është me i lartë (gjatë mëngjesit dhe paradarke), si dhe gjatë kohës me erë. Kur jeni duke qëndruar në një ambient të hapur syzat e diellit ose ato me dioptri mund të ndihmojnë si mbrojtje, që të pengojnë veprimin direkt të alergjenit (polenit) në sy.
Zvogëlimin e ekspozimit të polenit dhe të alergjenëve tjerë deri sa gjendemi në ambientet e mbyllura mund ta bëjmë duke mbyllur dritaret, duke përdorë aparatet e patra klimatizuese në shtëpi dhe në automjete, që të mund t’i ikim qarkullimit të polenit brenda hapësirës ku gjendemi.
Pluhuri – Nëse jeni alergjik në pluhur, tentoni të zvogëloni ekspozimin ndaj merimangave, mbulesave me material nga leshi, posaçërisht në dhomën e gjumit. Përdorni mbulesat e veçanta anti-alergjike për jastëkët, në mënyrë që lëkura të jetë sa më pak në kontakt me alergjenin. Të pastrohen mbulesat sa më shpesh duke përdorur ujë të nxehtë (min. 130 C). Gjatë pastrimit të dyshemeve, në vend të përdorimit të mjeteve të thata, të përdoren ato të njomat në atë mënyrë që të largohen sa më shumë alergjenë.
Kafshët shtëpiake – Nëse kafshët e juaja shtëpiake (qimet, puplat) janë shkaktari i alergjisë, duhet tentuar që ju t’i mbani jashtë shtëpisë sa më shumë që të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme që të ndaloni futjen e kafshëve shtëpiake në dhomën e gjumit, ashtu që të mund të flini në një ambient anti-alergjik. Duhet menduar që në vend të tepihëve të keni parket ose pllaka, sepse tepihu i mban për një kohë të gjatë alergjenët. Gjithmonë t’i pastroni duart mirë pas kontaktit me kafshët shtëpiake. Po ashtu është e nevojshme që sa më shpesh të pastroni rrobat që kanë qenë në kontakt me kafshët shtëpiake.
Trajtimi
Trajtimi bëhet me antihistaminikë (për stabilizimin e mastociteve) dhe përdorimi i barnave antiinflamatore josteroide mund të ndihmojnë.
Nëse vërtetohet alergjeni, atëherë tentohet që sa më pak të biem në kontakt me atë.
Po ashtu, përdorimi i kompresave të ftohta deri sa të fillojmë me pika, mund të ndihmojë, por ka një efekt të shkurtër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij