LAJMI I FUNDIT:

Aleksandrova: Procesi i pajtimit është i kushtëzuar

Aleksandrova: Procesi i pajtimit është i kushtëzuar

“Nuk dhamë nënshkrime blanko, procesi i pajtimit dhe integrimit është i kushtëzuar”, deklaroi deputetja Emilija Aleksandrova pas mbledhjes së parë të trupit të pajtimit.

Ajo apeloi që procesi të fillojë sa më shpejt dhe pret që nga sot apo nesër grupet të fillojnë me punë. Ajo nuk dëshironte të komentojë për Propozim-ligin për amnisti për 27 prillit duke thënë se idetë dhe propozimet do të prezantohet para grupit i përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Secila zgjidhje ligjore do të del nga grupet në fushën e integrimeve, reformave dhe pajtimit. Presim të përshpejtohet procesit, nuk do të jenë të lehta proceset, por të vetëdijshëm për të ardhmen e shtetit në këtë situatë nuk ka hapësira për improvizime”, deklaroi Aleksandrova.


Remenski: Nuk i tregojmë gjykatës se si të masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim të drejtë
Lexo po ashtu Remenski: Nuk i tregojmë gjykatës se si të masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim të drejtë

Ajo gjithashtu e përsëriti qëndrimi se paraburgimet nuk çojnë drejt pajtimit./Telegrafi/