LAJMI I FUNDIT:

Aleksandër Meksi: Kush nuk më donte në krye të PD-së…

Aleksandër Meksi: Kush nuk më donte në krye të PD-së…

Ish-kryeministri demokrat dhe themeluesi i PD-së, Aleksandër Meksin, ka dyshimet e tij, por gjithsesi shprehet i rezervuar kur e pyesim se kush nuk e deshi në krye të partisë.

“Ata që nuk votuan Meksin. Kush votoi kush nuk votoi nuk e di. Mund të kemi hipoteza, por nuk ia vlen të publikohen pasi kurrë nuk je i sigurt”, u shpreh themeluesi i PD, Aleksandër Meksi.

Por strategjitë dhe kulisat nëpër korridoret e zyrave të partisë, kishin nisur shumë më shpejt. Supozimet kanë qenë të shumta, por ato do të mbeten përherë të tilla, për sa kohë nuk u mbajt kurrë një procesverbal për aktivin e selisë blu. Por, protagonistë të kohës, ndër të cilët edhe Rexhep Uka, kanë mbajtur shënime të cilat publikohen për herë të parë pas 3 dekadash.


“Që atëherë nuk kam qenë dakord me mendimet që po hidheshin aty dhe kam reaguar ndoshta më ashpër se sa duhet dhe e kam botuar, që atëherë ka qenë zhgënjim i madh. Pashë disa shenja të lidershpit, që kërkonte të shfaqte tipare autoritariste… që erdhi duke u rritur e duke marrë përmasat që ka sot”, u shpreh, Rexhep Uka, themelues i PD-së.

Protagonisti atyre momenteve, Preç Zogaj, tregon se në pamje të parë gjithçka kishte rrjedhë normale, por sipas tij, egoja e Berishës për të dalë në krye me çdo kusht do të diktonte zhvillime të rëndësishme politike në ato fillime.

“Sali Berisha ka bërë gjithçka për të dalë në krye nuk do mend as kalem. Por unë po them të vërtetën. Nuk ka ndodhur shkarkim por anulim i zgjedhjes së Meksit. E kam propozuar unë që zgjedhja e komitetit drejtues dhe kryetarit. U mbajt aktivi ku u votua me votim të fshehtë. Për herë të parë në PD dhe në Shqipëri”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori