Alcaraz humbi një milioni euro të fituar nga Roland Garros, ligji francez ia merr një pjesë të madhe

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi edicionin e këtij viti të Roland Garros, por për shkak të ligjeve franceze, ai do të mbetet pa një pjesë të madhe të fondit të çmimeve.
Edicioni i French Open na ofroi një nga ndeshjet më të mira të tenisit të të gjitha kohërave, dhe në fund, Alcaraz mundi Sinner për të fituar Grand Slamin e pestë të karrierës së tij.
Të dy lojtarët treguan pse janë aktualisht ndër më të mirët në botë, dhe në fund Alcaraz fitoi gjithsej 2.55 milionë euro, por nuk do të marrë aq shumë për shkak të ligjeve franceze të taksave.
Konkretisht, Alcaraz do të duhet të paguajë deri në 1.18 milion euro taksa, që përfaqëson 46 për qind të totalit të parave të fituara në kryeqytetin e Francës. Ai do të fitojë gjithsej rreth 1.4 milion euro.
Edhe çmimi i Jannik Sinner është ulur, me italianin që fitoi 1.28 milion euro, ndërsa kjo shumë çmimi do të jetë dukshëm më e vogël pas taksave.
Le të shtojmë se Alcaraz ka fituar rreth 36 milionë euro deri më tani në karrierën e tij në tenis, nga të cilat 3.3 milionë këtë sezon.
Turneu i radhës i madh që Alcaraz do të luajë do të jetë Wimbledon, ku ai po mbron titullin e vitit të kaluar dhe kërkon të rrisë fitimet e tij mbresëlënëse. /Telegrafi/






















































