Albion Rrahmani shpallet lojtari i huaj më i mirë në Rumani

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Rumani. Rrahmani këtë çmim e mori nga e Shoqata e futbollistëve amatorë dhe jo amatorë të Rumanisë në një ceremoni që u mbajt mbrëmjen e së hënës. Pas marrjes së këtij çmimi reagoi edhe vet lojtari, i cili tha se ndihet i lumtur dhe i nderuar që është bërë fitues i tij. “Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që jam votuar nga trajnerët dhe lojtarët si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024 organizuar nga AFAN.
“Një falënderim i veçantë për ish-shokët e mi të skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë atyre që më ndihmuan të kem një sezon të mrekullueshëm. Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Rrahmani. Rrahmani shkëlqeu me fanellën e Rapid Bukureshtit klub tek i cili ishte transferuar tek Ballkani. Pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit rumun, ai u shit për pesë milionë euro tek Sparta Praga, që ishte shifër rekord për klubin çek./Telegrafi/

















































