Albion Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dhjetë në Superligën eRumanisë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë liga rumune, ndërsa ka shpërndarë një postim në rrjetet e tyre sociale.
“Albion Rrahmani është superlojtari i javës së 10”, thuhet fillimisht në postimin e Superligës së Rumanisë.
“Lojtari i Rapidit duket se është lojtari më i rrezikshëm në Superligë dhe ia doli të shënonte dygolës”.
Rrahmani shënoi dy gola për Rapid Bukureshtin në përballjen e së hënës ndaj Clujit të Ermal Krasniqit, për të fituar 3-1. /Telegrafi/