Albian Hajdari është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke lënë Zvicrën dhe duke zgjedhur Dardanët.

Qendërmbrojtësi kosovar në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka treguar se vendimin për të lënë Zvicrën dhe për t'iu bashkuar Dardanëve e ka marrë vetëm për Kosovën.


22-vjeçari që luan te skuadra gjermane Hoffenheim ka thënë se Kosova është e vogël për botën, por për të është sa krejt bota.



"Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën, se Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova", ka thënë Hajdari.

Hajdari pritet që në dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë të bëj edhe debutimin me Kosovën. /Telegrafi/

telegrafi sport app