Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqajt, i cili ishte lojtari kyç i skuadrës së tij, FC Drita, me dy gola dhe performancë perfekte në fitoren kundër ekipit kryeqytetas, FC Prishtina (3:0).
Pasi mori këtë çmim, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ndeshja kundër Prishtinës është gjithmonë derbi. Ne po vinim nga tre barazime, por dje me shumë angazhim, sakrificë dhe mund arritëm ta mposhtim Prishtinën, me anën e punës që kemi bërë në stërvitje”.
“Synimi ynë dihet, të shpallemi kampion dhe nuk kemi asnjë tjetër në mendje. Atmosfera në ekip është e mrekullueshme. Kemi një shtab teknik dhe lojtarë të mrekullueshëm, teksa për kryesinë dihet se sa janë të sinqertë me lojtarët”.
“Të shpallesh më i miri i javës është privilegj dhe kënaqësi. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe komisionin për vlerësimin. Ky çmim më jep më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa