LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaki: Kjo është e vërteta për emrat që po qarkullojnë për postin e trajnerit të Kosovës

Albert Bunjaki: Kjo është e vërteta për emrat që po qarkullojnë për postin e trajnerit të Kosovës
Bunjaku ka punuar shumë në 8 vite punë me Kosovën

Stoli i trajnerit të Kombëtares së Kosovës ka mbetur i lirë që nga dita e mërkurë kur Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për shkarkimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes për shkak të rezultateve jo të mira.

Që në orët e para pas këtij vendimi, nëpër media të ndryshme qarkulluan shumë emra si alternativa për të marr postin e trajnerit të Kosovës, duke përfshirë ish-trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biassi, legjendën braziliane Roberto Carlos, ish-trajnerin e Bayerni Munichut Felix Magath dhe shumë emra të tjerë, por e vërteta është që deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Albert Bunjaki, i cili është pjesë e stafit organizativ brenda FFK-së dhe që në të kaluarën ishte trajner i Kosovës ka thënë për KosovaPress se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket emri të trajnerit të ri të Kosovës dhe ka shtuar se vendimi do t’i takojë kryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv.


“Është e natyrshme që tani do të qarkullojnë shumë emra në mediat kosovare. Ne duhet të besojmë në përzgjedhjen e z.Ademi dhe KE-së se do të bëjnë më të mirën të mundshme dhe që jam i sigurt se do ketë shumë interesim”, tha Bunjaki në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

I pyetur se çfarë nënkupton kur thotë se “do të ketë shumë interesim”, Bunjaki ka thënë se posti i trajnerit të Kosovës është një post për lakmi për shkak të lojtarëve të rinj dhe tifozëve të mrekullueshëm që i ka.

“E them këtë në bazë të asaj se Kosova ka lojtarë të rinj dhe një potencial shumë të lartë për zhvillim, e kur kësaj i bashkangjiten edhe tifozët ‘Dardan’, vërtetë është post për t’u lakmuar”, ka thënë ai.

Në lidhje me atë se kur mund të merret vendimi për emërimin e trajnerit të ri, Bunjaki ka thënë se kjo nuk është në kompetencën e tij për ta thënë.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
“Një veprim që do të hyjë në histori”, Sergio Ramos u provokua keq nga kundërshtari – reagimi i tij ka befasuar të gjithë

“Një veprim që do të hyjë në histori”, Sergio Ramos u provokua keq nga kundërshtari – reagimi i tij ka befasuar të gjithë

Ndërkombëtare
Ndërhyrja ‘horror’ e Kylian Mbappe që bëri që të ndëshkohet me karton të kuq

Ndërhyrja ‘horror’ e Kylian Mbappe që bëri që të ndëshkohet me karton të kuq

La Liga
Vendos super goli i Camavingas, Real Madridi merr fitore në ndeshjen që u komplikua pas përjashtimit të Mbappes

Vendos super goli i Camavingas, Real Madridi merr fitore në ndeshjen që u komplikua pas përjashtimit të Mbappes

La Liga
Nga huazimi, në yll të sezonit – Asllani i pandalshëm drejt elitës së futbollit gjerman

Nga huazimi, në yll të sezonit – Asllani i pandalshëm drejt elitës së futbollit gjerman

Bundesliga
Theo Hernandez merr një ofertë fitimprurëse nga klubi saudit

Theo Hernandez merr një ofertë fitimprurëse nga klubi saudit

Serie A
Kalo në kategori