LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen te Napoli, Rrahmani dhe Osimhen lëndohen në stërvitje

Alarmohen te Napoli, Rrahmani dhe Osimhen lëndohen në stërvitje

Stërvitja e ditës së sotme nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Napolin.

Kampionët e Italisë janë detyruar që të bëjnë stërvitje në dy grupe për shkak të lëndimeve të mëparshme ndërkohë që sot është shtuar numri i tyre.

Sulmuesit nigerian Victor Osimhen ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor të Napolit duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë.


Goli i Rrahmanit me kokë siguron fitoren e Napolit ndaj Augsburgut
Lexo po ashtu Goli i Rrahmanit me kokë siguron fitoren e Napolit ndaj Augsburgut

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe lojtari do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për disa ditë.

Ndërkohë, probleme muskulore ka ndjerë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli planifikon një klauzolë të veçantë për Osimhen në lidhje me klubet nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Napoli planifikon një klauzolë të veçantë për Osimhen në lidhje me klubet nga Arabia Saudite

Qendërmbrojtësi kosovar ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi nisi stërvitja ndërkohë që gjendja e tij do të vlerësohet gjatë orëve në vazhdim.

Gjatë ditës në vazhdim, Napoli pritet të dalë me një komunikatë ku do të sqarojë rreth lëndimeve të dy yjeve, Amir Rrahmanit dhe Victor Osimhen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi do një tjetër yll të Liverpoolit

Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi do një tjetër yll të Liverpoolit

La Liga
Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Ndërkombëtare
U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

La Liga
Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Serie A
Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Iu thashë paga le të jetë sa e meritoj, pas disa muajve më dhanë makinë dhuratë" - Gjeraj tregon si u befasua nga drejtuesit e klubit pas paraqitjeve fantastike

Kosovë
Kalo në kategori