Atmosferë festive, drita dhe muzikë, këto të trija mbizotërojnë pothuajse në çdo ambient gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Festat e fundvitit janë të preferuarat e të gjithëve, pasi dhuroni e pranoni dhurata për më të dashurit dhe nga më të dashurit tuaj.
Këtë fundvit si çdo fundvit tjetër, është bërë traditë që Al Trade dhe Telegrafi bashkë me partnerët e tyre të dhurojnë dhurata për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Ndër partnerët që kontribuan janë: Barbary Restaurant, Barnatore SA PHARM, GASHANI, GASHANI EVENTS, GASHANI GOLD, Linda Institucioni Parashkollor.
Ata sollën lumturi dhe buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve, për t’ua përkujtuar se gjatë festave duhet të jenë gjithmonë të bashkuar dhe të kenë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Falënderues dhe të lumtur u shprehen edhe stafi i Klinikës Pediatrike dhe SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë e sigurisht dhe fëmijët që u gëzuan tej mase.