LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari Manev: Vanjën e vrau Palço, unë dhe Keshishovi e varrosëm

I akuzuari Manev: Vanjën e vrau Palço, unë dhe Keshishovi e varrosëm

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. I akuzuari Velibor Manev gjatë dëshmisë së tij ka treguar të gjitha detajet rreth rrëmbimit dhe vrasjes së viktimave. Pas pauzës, pasi tregoi paraprakisht se si u rrëmbye Vanja, ai tregoi gjithashtu se si u vra. Ai ishte i bindur se atë e vrau Ljupço Palevski.

“Pasi e futëm në bagazh, ndoqa udhëzimet e Palevskit për lëvizje. Ai voziste me makinë para meje, unë pas tij. U ndalëm përballë vendit “Orizovi dupki”. E hapëm bagazhin. Palevski e pyeti si quhej, kush ishin nëna dhe babai i saj. Pasi e mori vesh, na tha ta nxjerrim nga makina për t’i bërë fotografi dhe për t’ia dërguar fotografinë familjes. Pasi e zbritëm nga makina, hapa thesin, hoqëm shiritin, pashë që nuk ishte grua, por fëmijë. Unë dhe Vlatko ishim pranë tij, i thamë se ishte gabim dhe ta lëmë të shkojë. Jemi nën maska, ajo nuk na parë dhe le ta lirojmë. Palevski më tha të heshtja, se nuk kuptoja asgjë, se gjithçka ishte pastër, nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, se nuk do të mund ta merrnim shumën fillestare që na ofroi për rrëmbimin, se do të ishte më e ulët. Ne heshtëm. U ktheva të shikoja përmes vreshtave, kishte kohë që nuk ishte krasitur”.

“Të shoh se në cilën nga dhomat, të cilat ishin prej betoni, ta fusim aty. Ndërsa unë po shikoja, Palevski iu afrua Vanjas me një armë dhe një jastëk në dorë dhe qëlloi me plumb. Palço u kthye në kamionçinë, nxori një lopatë të re, na i hodhi dhe na urdhëroi të hapnim një gropë për të varrosur fëmijën. Ne gërmuam në tokën e ngrirë. Ai e kapi nga njëra anë, nga koka, dhe unë me Vllatkon nga ana tjetër, e futëm në gropë. Palesvki nxori çantën dhe e hodhi në automjetin e Pançe Zhezovit. Na urdhëroi të varrosnim, me lot në sy, pa më parë, fillova të varros edhe unë. Kur mbaruam, ai më urdhëroi ta ndiqja në makinë. Unë e ngisja veturën e Pançes, e ai me “reno kangu”, tha Manev.


Më pas ai sqaroi se Palevski e ka djegur automjetin Pançe Zhezovskit.

“U kthyem në zyrat e partisë me kamionçinë. Në pamjet ku shihet një brez i zi në gjoks, jam unë, në sediljen e pasagjerit. Ljupço Palevski ishte duke drejtuar kamionçinën. Arritëm në zyrë rreth orës 10. Pas kësaj u transferuam në makinën time dhe vazhduam për në Veles. Vlatko dhe Palevski mbetën në zyrë”, tha Manev.

Me dëshminë e të akuzuarve, sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi.

Pas Manevit, me propozim të mbrojtjes duhet të deklarohen edhe të akuzuarit e tjerë, përkatësisht Bore Videvski, Vlatko Keshishev, pastaj babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund i pandehuri i parë, Ljupço Palevski-Palço.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Lajme
Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Lajme
Kalo në kategori