LAJMI I FUNDIT:

I akuzuar se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes, qytetari ndërron jetë në ambientet e Gjykatës së Tiranës

I akuzuar se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes, qytetari ndërron jetë në ambientet e Gjykatës së Tiranës

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e shtetasit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës, teksa ishte një person nën hetim për çështje penale.

Dyshohet se Drini ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai akuzohej nga organi akuzës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes në dëm të shtetases Ada Xheblati”.


Viktima ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij duke e shtyre drejt vetëvrasjes, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Euronews Albania.

Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar disa herë në polici dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, por ai e përndiqte dhe e ofentonte me fjalë të rënda në publik, duke i përmendur dhe sëmundjen e Epilepsisë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të sakta të vdekjes së 68-vjeçarit.

“Nga studimi i akteve të këtij materiali kallzues rezulton se më datë 27.07.2020 shtetsja Ada Xheblati, është paraqitur në policinë giyqësore dhe ka bërë kallzim në ngarkim të shtetasit llia Drini, i cili më perndjek dhe më ka shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, duke më shtyrë deri në atë gjendje sa kam tentuar të vetëvritem me mbidoza ilaçesh.

Unë para tre vitesh kam nisur nje lidhje me shtetasin llir Drini, dhe kemi bashkëjetuar, por gjatë kësaj kohe ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje. Pasi u ndamë ai filloi përndjekjen, unë e kam denoncuar dhe një herë tjetër në polici ku kam kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Ky person në menyrë të vazhdueshme më ndiqte tek puna, në rrugë, dhe para shtëpisë duke thirrur me fjalë të rënda ofenduese duke më përmendur sëmundjen time, pasi unë vuaj nga Epilepsia. Në punë më ka shkaktuar probleme pasi vjen dhe aty dhe bërtet duke më ofenduar me zë të lartë”, thuhet në dosjen e prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori