LAJMI I FUNDIT:

Akuza mes pushtetit dhe opozitës për dështimin e Maqedonisë në samitin e BE-së

Akuza mes pushtetit dhe opozitës për dështimin e Maqedonisë në samitin e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri thirrje që të shfrytëzohet periudha deri në mbajtjen e zgjedhjeve në vend, si dhe ato evropiane në pranverë, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan Alsat.

Këshilli Evropian konfirmoi se ndryshimi i Kushtetutës është e vetmja arsye pse nuk është caktuar Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Maqedoninë, e cila praktikisht nuk i hap kapitujt e negociatave.

Kovaçevski nga Brukseli e drejtoi gishtin nga opozita, duke shtuar se kushdo që thotë se është i mundur ndryshimi i kornizës së negociatave, gënjen opinionin.


“Kemi mundur të dalim fitimtarë, të themi së bashku me zë të lartë dhe qartë se po vazhdojmë me hapjen e kapitujve të të gjitha kapitujve të negociatave me BE-në dhe se po vazhdojmë rrugën tonë të integrimit evropian. Por u konfirmua se të vetmit frenues të shtetit janë koalicioni anti-BE, anti-NATO dhe pro-rus i OBRM-PDUKM-së dhe të Majtës”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Nga ana tjetër opozita fajësoi pushtetin.

“Pikërisht konferenca që kishim për temën e krimit dhe korrupsionit është tregues i mjaftueshëm se kush është fajtori i vetëm dhe akuzat e tilla që po vijnë janë vetëm arsye për të mbuluar disfatën që ka pësuar Maqedonia, ndërsa LSDM-ja dhe BDI-ja janë drejtpërdrejt fajtorë për këtë”, u shpreh Marija Miteva – zëdhënëse e OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, në propozim-konkluzionet për vendin, përveç çështjes së ndryshimeve kushtetuese, BE-ja kërkon që të zbatohen reforma në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe administratës publike, por edhe që marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të respektohen.

Në të njëjtën kohë, është i mirëpritur përparimi në kriteret ekonomike dhe harmonizimi i plotë i politikës së jashtme të Maqedonisë me atë të Unionit.

Ndërkohë, Brukseli rithekson se angazhimi për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë. Në Samitin e djeshëm, liderët e Unionit përsëritën se për shkak të kontekstit gjeopolitik dhe agresionit rus në Ukrainë, zgjerimi është një çështje strategjike dhe e sigurisë.

Ata u prezantuan liderëve të rajonit në detaje edhe planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, me peshë gjashtë miliardë euro, që do të mundësonte një integrim të përshpejtuar. Brukseli përsëriti se pavarësisht situatës specifike në të cilën ndodhet Evropa, zgjerimi është një proces i bazuar në merita./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori