Akulloren mund ta përgatisni edhe pa një makinë të posaçme, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me këta përbërës Nevojiten:- 500 g ajkë e ëmbël,- 100 g krem me shkumë,- 200 g ajkë e thartë,- sheqer sipas dëshirës,- 200 g mjedra,- 100 g çokollatë qumështi,- 50 g biskota të bluara.

IMG 9888 scaled 1


Përgatitja:

Tundni ajkën e ëmbël, shtoni kremin e tundur dhe ajkën e thartë.

Ndani përgjysmë dhe në njërën gjysmë shtoni lëng mjedre, në tjetrën çokollatën dhe biskotat dhe të gjitha bashkoni.

Qitni në kuti plastike, mbyllni dhe futni në frigorifer ngrirës, transmeton Telegrafi.