Akullorja njihet si ëmbëlsirë e ftohtë dhe e dëshiruar nga të gjithë, por kohët e fundit është krijuar një mënyrë ndryshe për ta zhvilluar produktin në mënyrë që të gjenerojë më shumë profit dhe sa më pak kosto për prodhuesit.
Kohët e fundit, një numër i konsiderueshëm i prodhuesve të akullores kanë vendosur që të ribrendojnë produktet e tyre duke përdorur gjuhën italiane për të emëruar produktin e tyre dhe duke e shitur atë si diçka më speciale të quajtur “Gelato” e që në italisht do të thotë ‘akullore’.
Tashmë shumë njerëz kanë hasur në këtë fjalë dhe kanë qenë të hutuar se çka është ajo, dhe se a ka dallim prej ëmbëlsirës që të gjithë e njohim dhe e duam: akullores.
Kompanitë që prodhojnë “Gelato” dëshirojnë të komunikojnë se ajo është diçka tjetër prej akullores, dhe se ia vlen që të paguhet më shtrenjtë, por a ka dallim në të vërtetë a jo është shumë vështirë të thuhet. Në shumicën e vendeve të botës nuk ka ndonjë përcaktim ligjor lidhur me përmbajtjen apo procesin e prodhimit të Gelato-s, që dmth se pa shikuar përmbajtjen dhe pa e njohur procesin e prodhimit të saj, nuk mund të dihet se a është akullore apo diçka tjetër.
Në Itali, me ligj është e përcaktuar se në Gelato duhet të ketë minimum 3.5% yndyrë të gjalpës, ndërsa në akullore duhet të jenë 10%. Në vende tjera nuk ekziston një rregull i tillë, prandaj shumë kompani të cilat deri në një kohë kanë prodhuar akullore, vetëm ia kanë ndërruar emrin dhe kanë ngritur çmimet për produktin e njëjtë.
Pra në esencë, edhe nëse në të vërtetë ka dallim në mënyrën e përmbajtjes dhe prodhimit, ai mund të konsiderohet se është vetëm një recetë tjetër për të prodhuar të njëjtën ëmbëlsirë.
Në të vërtetë, çka e bën akulloren më të shijshme janë përbërësit: a janë natyral apo jo si dhe a është e punuar me dashuri e përkushtim.
Në tregun e Kosovës nuk ka shumë kompani që shesin akullore që i kanë të gjithë përbërësit natyral. Nëse ka, ato zakonisht prodhohen vetë nga ëmbëltoret për t’i shitur ato në lokalet e tyre.
Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e akullores është se akullorja artizanale që ka vetëm përbërës natyral dhe dashuri tashmë është edhe tek ne.
Akulloren artizanale, me shije mahnitëse dhe plotësisht natyrale e sjellë kompania e njohur në Kosovë “Trosha”.
Trosha është ndër të rrallët prodhues në vend që prodhon dhe i shet akulloret vetëm me përbërës natyral në lokalet Trosha dhe në lokale të ndryshme në Kosovë. Kur e shijoni akulloren Trosha menjëherë do të vëreni cilësi të lartë të akullores e cila do të ju bëjë të buzëqesheni.