Edhe pse kriza financiare në Evropën Juglindore nuk ndihet ende efektet e saj ndoshta do të ndihen atje lehtë gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Gjithçka varet nga zhvillimet e ardhshme dhe politika e bankave.
Sektori bankar në Evropën Juglindore ka shënuar rritje vitet e fundit. Arsyet për këtë janë stabiliteti politik, rritja e qëndrueshme ekonomike, perspektiva e anëtarësimit në BE dhe Eurozonë si dhe niveli i ulët fillestar i ndërmjetësimit financiar.
Sistemi bankar në Evropën Juglindore karakterizohet nga pjesëmarrje e lartë kapitalit të huaj. Rreth 75% e aseteve janë në duar të huaja. Ndër bankat e huaja në treg dominojnë ato italiane dhe austriake. Ky fakt shihet si një garanci sigurie për sektorin, pasi filialet e këtyre bankave karakterizohen si rregull nga një manaxhim i shëndoshë risku dhe në raste krizash ekziston mundësia e rikapitalizimit (pra furnizimit me kapital shtesë) nga bankat mëmë.
Në sfondin e krizës financiare ndërkombëtare ekziston frika se mos problemet që mund të lindin tek bankat mëmë të përfshijnë edhe filialet në Evropën Juglindore. Vladimir Preveden, shefi i zyrës për Evropën Juglindore me seli në Kroaci, i kompanisë së konsulencës Roland Berger, mendon se aktualisht nuk ka arsye për shqetësim por gjithçka varet nga zhvillimet e ardhshme dhe politika e bankave:
"Filialet lokale apo rajonale të këtyre bankave karakterizohen nga një kapitalizim shumë i mirë pra kanë rezerva të larta kapitali dhe kanë aplikuar një manaxhim risku majft strikt. Por nëse banka mëmë përfshihet nga vështirësitë ka mundësi që kjo të prekë edhe filialet nëse bankat do të subvencionojnë humbjet nga filialet me fitim apo nëse do të vendosin të tërheqin kapital prej tyre. Atëherë kriza do të kishte ndikim edhe në sektorin bankar në rajon. Megjithatë duhet thënë se Evropa Juglindore është ende një pjesë e vogël brenda bankave të mëdha apo grupimeve ndërkombëtare të bankave."
Sektori nuk rrezikohet ende as nga humbja e besimit të klientëve pasi atmosfera e krizës e pranishme në SHBA dhe Evropën Perëndimore nuk ka mbërritur ende tek qytetarët në Ballkan:
"Kjo atmosferë nuk ka mbërritur ende në Evropën Juglindore. Nëse pyet qytetarin e thjeshtë në rrugë ai do të thotë se nuk di gjë për krizën ose se ajo është shumë larg, në Amerikë. Çështja është natyrisht se si do të jenë zhvillimet muajt e ardhshëm dhe nëse bankat e mëdha do të lëkunden prej saj. Kjo mund të ketë pasoja por për momentin ato nuk ndihen."
Nëse kriza vazhdon dhe çon në shtrenjtim të kredive apo reduktim të ndjeshëm të tyre nga bankat, shefi i zyrës së Roland Berger në Kroaci sheh probleme për biznesin e vogël dhe të mesëm:
"Një ndikim direkt unë shoh në sektorin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ato kanë punuar vitet e fundit për t’u vendosur ne treg, riorganizuar dhe për të çuar përpara një lloj internacionalizimi. E pikërisht në një kohë kur ato po përjetonin një periudhë rritjeje falë edhe qetësimit të situatës politike, mund të ndodhë shtrenjtimi i kredive. Ky sektor i ekonomisë do të vuajë pasojat e një zhvillimi të tillë. Se sa të rënda do të jenë ato nuk mund të parashikohet ende, por mund të them se pritet një rënie prej një ose dy për qind."
Një ndërhyrje të qeverive të vendeve të Ballkanit të ngjashme me ato në SHBA apo vendet e BE-së eksperti i Roland Berger për Evropën Juglindore e sheh të pamundur:
"Qeveritë nuk do të ishin në gjendje të ndërhynin për dy arsye: e para, qeveritë në rajon kanë aktualisht borxhe të larta. P.sh. Kroacia ka një borxh shtetëror prej 90 për qind të PBB-së. Pra një borxh i ri nuk është fare i mundur. Arsyeja e dytë ka të bëjë me procesin e anëtarësimit në BE. Një shtim i borxhit shtetëror nuk është aspak i dëshiruar nga BE-ja".
Një studim i fundit i bankës gjermane "Deutsche Bank" parashikonte për Evropën Juglindore një rritje mesatare të sektorit bankar prej 17 për qindësh në vit deri në vitin 2011. Prognoza mbështetej në shtimin e volumit të biznesit të bankave në kreditë konsumatore, ato hipotekare dhe kartat e kredisë si dhe zbatimin nga autoritetet rregullative dhe mbikqyrëse në këto vende të reformave për përshtatjen e kuadrit rregullativ me direktivat e BE-së. Kjo pritet të rrisë konvergjencën me sistemin financiar në Eurozonë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës