BJ Hogg, aktori i cili luajti në njërin nga serialet më të njohura, Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.
I lindur të Lisburn të Irlandës Veriore, ai ishte i njohur me personazhin e Addam Marbrand në serialin e popullarizuar, por karriera e tij shkoi shumë më larg se kjo, shkruan Irish Post.
Një aktor, shkrimtar dhe regjisor i disa veprave, Hogg ishte i rregullt në teatrin Lyric të Belfastit dhe udhëtoi botën si interpretues në realizime të ndryshme.
Hogg u shqua edhe për rolet e zhanreve triller, ku luajti edhe në “The Fall” dhe seriale komike të Irlandës së Veriut.
Ekipi i komedisë së ‘Give My Head Peace’ tha në një deklaratë : “BJ është pjesë e familjes Give My Head Peace. Ai ishte një aktor i mirë, koleg i shkëlqyer dhe mik i vërtetë. Mendimet tona janë me gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail në këtë kohë”.
Në mesin e shumë atyre që shprehën ngushëllime për vdekjen e tij ishin edhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë të filmave që i kishte realizuar. /Telegrafi/