LAJMI I FUNDIT:

Aktivitete të veçanta kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ferizaj

Aktivitete të veçanta kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ferizaj

Tri aktivitete të veçanta janë mbajtur sot në Ferizaj. Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC në kuadër të projektit “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” së bashku me organizatën partnere AVONET zhvilluan tri aktivitete me qytetarët e Ferizajit, duke përfshirë nxënësit e shkollës ”Gjon Sereqi”, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame si dhe qytetarët e rëndomtë të Ferizajit.

“Në kuadër të debatit me krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj, u tha se një prej faktorëve në rritjen e ekstremizmit ishte edhe mosnjohuria e problematikës së imamëve në trajtimin e problemit të ekstremizmit.

Ndërsa performanca “Denonco shkaqet e përfshirjes në vepra terroriste” që është mbajtur në qendër të qytetit të Ferizajit ishte edhe aktiviteti i fundit i organizuar nga SPRC dhe AVONET me qëllim vetëdijësimi të qytetarëve të Kosovës për parandalimin e këtij fenomeni negativ”, thuhet në njoftimin për media.


SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe shumë aktivitete të tjera në kuadër të projektit që implementojnë duke kontribuar kështu në implementimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015 – 2020.

Radikalizmi dhe Ekstremizmi i Dhunshëm, një prej temave të diskutuara tash e disa vjet në opinionin publik janë fenomene të cilat janë duke ndikuar negativisht në Kosovë. Inkuadrimi i shoqërisë civile në parandalimin e këtij fenomeni është shumë i domosdoshëm për shoqërinë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori