Arbër Vokrri, aktivisti nga Prishtina për kundër radikalizim është duke vizituar Gjenevën, Berlinin, Parisin dhe Brukselin për ta ndarë përvojën kosovare në ballafaqimin me problemet siç janë të kthyerit nga zonat e luftës, të burgosurit nën akuzat për terrorizëm dhe radikalizimin online. Në Bruksel ai do ta takojë koordinatorin e Bashkimit Evropian për Anti-Terror, Gilles de Kerchove.
Në vitin 2016, Vokrri ka bashkë-themeluar Institutin për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim (INSID) bashkë me Albert Berishën, i cili po vuan dënimin me burg të detyrueshëm në Kosovë pasi ai shkoi në Siri për pak kohë gjatë kryengritjes.
Duke qenë se kohëve të fundit kanë ndodhur incidente dhe arrestime në Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë, Vokrri beson se INSID-i mund të ndajë përvoja dhe njohuri të vlefshme me grupet e shoqërisë civile dhe ekspertët e anti-terrorit në Bashkimin Evropian.
Pas kthimit nga vizitat në qendrat kryesore evropiane, Vokrri do ta lansojë “Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes” për tu siguruar që Kosova të jetë në qendër të diskutimit për çështjet që lidhen me anti-terror dhe kundër-ekstremizëm.
INSID shpreson që partnerët e saj në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë dhe vende tjera do të vijnë në Prishtinë për tu takuar dhe ndarë përvojat e ndërsjella.
“Ne kemi shumëçka për të dhënë nga Kosova. Historia jonë ka qenë e turbullt në dy dekadat e fundit, dhe ne kemi parë shumë kosovarë duke shkuar në Siri, duke besuar se po luftojnë për të drejtat e njeriut, ndërkaq kanë përfunduar në ISIS. Ngjashëm sikurse vendet tjera që janë duke u ballafaquar me të kthyerit nga zonat e luftës dhe formën më të mirë për integrimin e të burgosurve për terrorizëm, ne besojmë se Kosova por edhe Grupi Ndëkombëtar i Përfshirjes duhet të fillojnë një diskutim pan-evropian lidhur me këto sfida. Dhe natyrisht se këto përpjekje do ta ndihmojnë INSID-in në zbatimin e punës së domosdoshme me individët e rrezikuar nga këto fenomene në Kosovë” ka thënë Vokrri, bashkë-themelues i INSID.
Vokrri shpreson se përvoja dhe njohuritë nga vizitat evropiane do ta ngrisin profilin e INSID në Kosovë. Rezultatet e pritura janë që të gjitha komunitetet e ndryshme, kudo nëpër Kosovë, do ta dinë se kënd ta kontaktojnë në rast se vërejnë shenja të radikalizimit të njerëzve apo iu duhet ndihmë ndaj individëve në nevojë.
“Nëse me përpjekjet tona me grupet e ngjashme nëpër Evropë ne do të arrijmë të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe krijimin e perspektivave të reja për të rinjtë në Kosovë – atëherë kjo do të jetë njësia matëse e suksesit të organizatës tonë”
Për më shumë detaje rreth punës së INSID, kontaktoni info@insid-rks.org ose a_vokrri@yahoo.com