Anija “Molivia” ka mbërritur në portin e Durrësit me mbi 100 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike.
Anija u kthye pas refuzimit nga Tajlanda, ku ishte dërguar për të hedhur mbetjet toksike.
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar kontejnerët dhe ka urdhëruar që ata të depozitohen në një vend të sigurt për analiza të mëtejshme.
Aktivisti Shyqyri Myrtollari në Euronews Albania duke folur rreth kontejnerëve, ku shprehu dhe shqetësimin e tij ndaj tyre.
Ai theksoi se ngarkesat përmbajnë mbetje industrial të rrezikshme, të cilat janë refuzuar nga Tajlanda për shkak të natyrës së tyre toksike. Analizat e mbetjeve toksike janë bërë në Tajlandë të cilat kanë rezultuar të sigurta që mbi 90% kanë mbetje të rrezikshme në këto kontejnerë sipas tij.
“Jemi në një moment që nuk kemi shumë informacion, mungon transparenca dhe prandaj organizuam një protestë ku të kërkojmë transparencë në institucionet shtetërore për ta hetuar sesi ka ndodhur ky rast. Nuk mund të ndodhë që këto mbetje kaq të rrezikshme të kalojnë në portin e Durrësit që është një siguri shumë e lartë kontrolli. Aty skanohet edhe një mizë e vogël kur hyn e jo më mbetjet kaq të rrezikshme”.
“Dyshimet janë që aty ka mbetje të rrezikshme, janë manipuluar dokumentet dhe është dashur të çohen në vendet e treta të botës. Kjo ngjarje është shumë e njëjtë me protestën që kemi bërë për armët kimike në 2014, ku dolëm të gjithë në rrugë duke protestuar për ndalimin e ardhjes së armëve në Shqipëri. Ekziston frika që kjo mund të jetë një test që këto mbetje kimike janë nisur nga porti i Durrësit por më vonë mund të vijnë mbetje të tjera nga shtetet e ndryshme në Shqipëri”, u shpreh aktivisti Myrtollari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova, ndonëse renditet si vendi më i varfër në Evropë, gjatë 2024-ës shpenzoi mbi 125 milionë euro në cigare
Raporti i Komisionit Evropian: Shqiptarët nuk i besojnë më njëri-tjetrit
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës