LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve – Policia njofton se çfarë gjeti në banesën e të dyshuarit në Prizren

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve – Policia njofton se çfarë gjeti në banesën e të dyshuarit në Prizren
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore tetor – nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit Mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Tutje thuhet se pas një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:


18 qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

1 foli alumini me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 3.02 gram,

Substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 1.58 gram,

1 kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.32 gram,

1 qese najloni me substancë e llojit marihuanë me peshë 45.52 gram,

1 kavanoz qelqi brenda me substancën narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.74 gram,

Substancë e llojit marihuanë në peshë prej 1.41 gram,

15 qese të vogla paketimi dhe 12 të mëdha,

1 rrole me foli alumini,

1 peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Lajme
Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Lajme
Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Lajme
Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

Politikë
BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Lajme
Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Lajme
Kalo në kategori