LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Aktakuzë për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.Sh., me datë 18.02.2020, rreth orës 16:00, në rrugën “Nora Kelmendi” në Prizren, me kanosje serioze, pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe atë zyrtarët N.B., V.K., dhe J.R, në atë mënyrë që pasi zyrtarët policorë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë – NJRSH, gjatë patrullimit ndalojnë veturën e markës “Mercedes Benz”, në të cilën gjatë kontrollimit arrestojnë dy persona të dyshuar B.Sh., dhe S.R., për armëmbajtje pa leje.

Në ato momente në vendngjarje kalon i pandehuri H.Sh., dhe kërkon sqarime nga zyrtarët policorë për arrestimin e dy shokëve të tij. Të njëjtit, i tërhiqet vërejtja dhe urdhërohet që të largohet dhe të mos pengoj zyrtarët policorë, por edhe përkundër kësaj, i pandehuri nuk i zbaton urdhërat dhe vazhdon t’i kanosë me fjalë zyrtarët policorë. Pas fjalëve kanosëse, zyrtarët policorë të njëjtin e arrestojnë, ku gjatë kontrollimit tek i njejti gjejnë një mjet të mprehtë – brisk, të cilin e mbante me vete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Me këto veprime, i pandehuri H.Sh., ka përmbushur elementet e veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori