Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur aktakuzë më 3 gusht 2018 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me N.N. ka kryer ka kryer veprën penale të krimeve të luftës në kundërshtim të rëndë me Konventën e Gjenevës, kurse aktualisht është penalizuar sipas neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998 ka marrë pjesë aktive në sulmet e organizuara kundër popullatës shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe në fshatin Dush të Komunës së Klinës.
I pandehuri, M.Z., ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb, së bashku me serbët e tjerë të fshatit Dush, me ç’rast së bashku me N.N. personat, ka përgatitur sulme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka ofruar shtëpinë e tij në dispozicion të forcave serbe.
“Më 19 qershor 1998, rreth orës 12:00, në fshatin Dush, i veshur në pjesën e epërme me uniformë ushtarake dhe në pjesën e poshtme me pantallona civil, nga vetura e tij, ‘Zastava 101’, me ngjyrë të verdhë, ka shkarkuar te shtëpia e tij armë të kalibrave të ndryshëm. Në mbrëmje të asaj date, nga ballkoni i shtëpisë së tij, i pandehuri ka shtënë me armë automatike në drejtim të popullatës civile të pambrojtur, e cila nga frika, kërcënimet dhe sulmet e pandërprera të armatosura, ishte detyruar të largohet tërësisht nga fshati, por në këtë rast janë larguar vetëm personat, të cilët kishin mundësi fizike, ndërsa ata që nuk kishin mundësi, si: Z., O. dhe H.M., ky i fundit i paralizuar, qëndruan në shtëpinë e tyre në fshatin Dush. Pasditen e të njëjtës datë filluan sulmet e serbëve në drejtim të fshatit, ku nga shtëpia e të pandehurit u dhanë urdhra, u mbajtën pikat e forcave serbe, veçanërisht pikat e topave, të cilat ishin më të rëndësishmet për ushtrinë serbe gjatë sulmeve në ofensivën ushtarake të datës 28.07.1998, ku u dogjën tërësisht shtëpitë e shqiptarëve në fshatin Dush, ndërsa brenda tyre u dogjën Z., O. dhe H.M., i paralizuar, të cilët qëndruan në shtëpitë e tyre, ngaqë nuk patën mundësi të largohen gjatë sulmeve që u bënë nga M.Z. dhe N.N. personat. Aty u plagosën E.M. dhe R.M, kurse sulmet zgjatën gjatë muajve qershor- korrik të vitit 1998. Si pasojë e deportimeve (zhvendosjes) të dhunshme nga shtëpitë e tyre janë vrarë dhe djegur gruaja dhe vajza e të dëmtuarit, Xh.M, në fshatin Ruhod të Pejës, I.M. dhe B.M”< bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!