LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për hajnat që vodhën telefonin e Lumezit

Aktakuzë për hajnat që vodhën telefonin e Lumezit

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve L.K., M.M. dhe N.G., për veprat penale: Vjedhje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë , blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, si dhe sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 22 nëntor 2016, rreth orës 03:25, në lagjen ’’Veternik’’ në Prishtinë, të pajisur me maska dhe armë zjarri, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja, të luajtshme dhe që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, duke depërtuar me forcë kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit Aleksandër Lumezi-kryeprokuror i Shtetit, ku kanë marrë një telefon celular të markës „Samsung“ të papërdorur dhe në momentin që kanë dëgjuar familjarët duke lëvizur janë larguar me shpejtësi nga shtëpia.

I pandehuri L.K. gjatë deklaratës së dhënë në Polici e ka pranuar se e ka kryer veprën penale të vjedhjes në shtëpinë e të dëmtuarit Aleksandër Lumezi.


Po ashtu sipas aktakuzës tre të pandehurit L.K., M.M. dhe N.G., nga muaji tetor deri në muajin dhjetor 2016, përveç vjedhjes së lartcekur, në shtëpi të ndryshme kanë kryer edhe shtatë raste të vjedhjeve, të veturave të shtrenjta, stolive të arit dhe gjësendeve tjera me vlerë. Gjatë bastisjes së shtëpive të tre të pandehurve dhe veturës së njërit prej tyre janë gjetur prova të ndryshme materiale.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori