LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për falsifikim të dokumentit ndaj ofiqarit të komunës së Mamushës

Aktakuzë për falsifikim të dokumentit ndaj ofiqarit të komunës së Mamushës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., në cilësi të ofiqarit në Komunën e Mamushës, dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i akuzuari M.Sh., në cilësi të personit zyrtar, si ofiqar në zyrën e Komunës në Mamushë, në dokumentin zyrtar nuk i shënon të dhënat e duhura, në atë mënyrë që me datë 02.02.2016, e përpilon “Aktvdekjen” për të ndjerin R.M, duke paraqitur si trashëgimtarë bashkëshorten e ndjerë H.M, bijtë e tij I.M., S.M., I.M., dhe Gj.M., pa e përfshirë si trashëgimtar edhe birin tjetër të tij, të dëmtuarin Z.Sh., i cili dokument në ndërkohë është përdorur si provë për trashëgimi te noteri. Me këto veprime, i akuzuari M.Sh., kryen veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari A.M., vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në atë mënyrë që pas datës 02.02.2016, shkon në Zyrën e Noteres në Mamushë, e dorëzon “Aktvdekjen” me të dhënat e përshkruara si më lartë në bazë të së cilës, Noterja sjell “Aktvendim Trashëgimor” pa qenë i përfshirë në trashëgimi i dëmtuari Z.Sh. Me këto veprime, i akuzuari A.M., kryen veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit M.Sh., dhe A.M., kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori