LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tre personave në Gjakovë për parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar

Aktakuzë ndaj tre personave në Gjakovë për parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar

Prokuroria Themelore e Gjakovës njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., H.A., dhe V.D., për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, sipas KPRK-së.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, thuhet se i pandehuri M.A., më parë e deri më 06.10.2019, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar armë dhe municion, pikërisht një revole të markës Ekol Special 99 kalibër 9 mm, dhe një karikator të zbrazët.


“Arma dhe municioni i janë gjetur në shtëpinë e tij, ku edhe janë sekuestruar. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit H.A., dhe V.D., më 05.10.2019, rreth orës 22:00, në Gjakovë, në mënyrë të kundërligjshme, parandalojnë, pengojnë, duke ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesve në zgjedhjet nacionale të vitit 2019

Ata kanë vepruar sipas marrëveshjes paraprake, duke i shumëzuar një numër të konsiderueshëm të afisheve, ku bëjnë thirrje votuesve për mos pjesëmarrje në votime, me mbishkrimin “Kujdes votimi për ligjet e nxjerra nga njeriu është SHIRK, t’i bësh ortak Allahut”, më pastaj i kanë shpërndarë ato në vende të ndryshme publike në Komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë përmbushur elementet e veprës penale parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që të tre të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori