LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza që ngarkohet ish-pjesëtari i UÇK-së Pjetër Shala

Aktakuza që ngarkohet ish-pjesëtari i UÇK-së Pjetër Shala
Ish-ushtari i UÇK-së Pjetër Shala

Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.


Siç njofton Specialja, krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-ushtarit të UÇK-së Pjetër Shala i konfirmohet aktakuza, transferohet në Hagë
Lexo po ashtu Ish-ushtarit të UÇK-së Pjetër Shala i konfirmohet aktakuza, transferohet në Hagë

Paraqitja e parë e Shalës do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake siguron respektimin e të drejtave të të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë të shkurtër në https://www.scpks.org/sq/transmetim.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjithashtu, në ndërtesën e DHSK-ja është një qendër e posaçme për median në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit covid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për mediat do të jetë shumë i kufizuar dhe është i nevojshëm regjistrimi paraprak.

Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet KËTU, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori