LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i sotëm në veri – policia gjen armë, drogë dhe aparate për kriptovaluta

Aksioni i sotëm në veri – policia gjen armë, drogë dhe aparate për kriptovaluta

Policia ka njoftuar se si rrjedhojë e hetimeve për rastin e ndodhur me datën  20 shkurt 2022 në Mitrovicë Jug, ku dyshohet për veprat penale:  ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”,  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë siguruar informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione të ndryshme, lokacione këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicë Veri.

Policia me aksion kundër kriptovalutave në veri
Lexo po ashtu Policia me aksion kundër kriptovalutave në veri

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar këto lokacione dhe pasi është siguruar autorizimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontroll të këtyre lokacioneve,  në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë-Mitrovicë Veri dhe në mbështetjeje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar kontrolle në këto lokacione mirëpo nuk kanë hasur në personat e kërkuar.

Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta.  Të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.


Në konsultim me prokurorin, rastet: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Posedim i substancave narkotike” do të hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive të DRP Mitrovicë Veri, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori