Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën "Bill Klinton".

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se një person ka pësuar lëndime.


“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë”, tha Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person”.

“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, përfundoi zëdhënësi i policisë. /Telegrafi/