LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Bullgari, rezultatet e ekspertizës mund të jenë gati deri të dielën

Aksidenti në Bullgari, rezultatet e ekspertizës mund të jenë gati deri të dielën

U bënë një muaj nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, ndërsa shërbimet bullgare të hetuesisë paralajmëruan se rezultatet e ekspertizave – gjyqësore – mjekësore, teknike dhe zjarrfikëse – teknike mund të jenë gati deri më 25 dhjetor.

Sipas shefit të Shërbimit bullgar hetues, Borisllav Sarafov, të dhënat kanë treguar se shpejtësia e autobusit me siguri ka qenë e papërshtatshme me kushtet në rrugë ndërsa natën kur ka ndodhur aksidenti ka rënë shi dhe rruga ka qenë e lagësht.

“Shpejtësia e autobusit ka qenë jo e përshtatshme me kushtet në rrugë. Mendoj se i ka dhënë autobusit me mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e një drejtuesi profesionit të autobusit janë më të larta sesa për cilindo drejtues tjetër të autobusit”, tha Serafov.


Ai theksoi se nuk ka lidhje shkak-pasojë midis fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave, duke sqaruar se ato ndoshta kanë kontribuar për të, por drejtuesi është dashur të jetë më i kujdesshëm dhe ta drejtojë autobusin me shpejtësia përkatëse. Megjithatë, Sarafov, theksoi se shenjat në rrugë “me gjasë nuk i plotësojnë kushtet”.

Hetimi deri më tani tregon se autobusi për arsye akoma të panjohura ka shkuar në të djathtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse e cila e ndan hapësirën për pushim nga autostrada. Nga goditja është shpuar rezervuari për karburant, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është ngujuar midis rrethojave mbrojtëse që i ndan të dyja korsitë e autostradës.

Ekspertizë e Ministrisë bullgare për zhvillim rajonal dhe punë publike në vendin e incidentit dëshmoi se trotuari është në gjendje të shkëlqyer, shenja është vjetruar, ndërsa nuk është bërë edhe urdhri pranveror për rinovimin e tij.

Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shatë janë lënduar. Ata janë kthyer prej një udhëtimi turistik në Turqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori