LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, policia jep detaje

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, policia jep detaje
Foto ilustruese

Një person duke drejtuar motoçikletën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë pasagjeri ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:45 në fshatin Llazicë të Malishevës.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës,  ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin  e ngjarjes. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/