Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të fshatit Borizanë, ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, përplasja e mjeteve ka qenë tepër e fortë dhe ballore, duke shkaktuar dëme të mëdha. /euronews/