Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 17 gusht 2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash–Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes së mjeteve, së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.


“Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe më pas është liruar për qarkullim”, tha Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/