Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në tunelin e Kalimashit.

Siç bëjnë të ditur mediat në Shqipëri, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit.


Dyshohet se një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.