LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Lipjan, një person humb jetën, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Lipjan, një person humb jetën, pesë të lënduar

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot  rreth orës 01:30 në rrugën Ferizaj –Lipjan një person ka humbur jetën kurse pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt,  i cili ka thënë se aksidenti me fatalitet ka ndodhur kur një veturë është vetëaksidentuar duke dalë jashtë rrugës, me ç’rast ka rënë lumin pranë rrugës në  Muzeqinë të Shtimes.

“Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta  ,në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë , ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore .


Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i veturës ‘VW Golf’  V.O. (26 vjeçar ) duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin,  kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Në këtë aksident ,pasagjerja A.A.( 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Ndërsa  pesë  të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor”.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori