LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova – vdesin dy persona, një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova – vdesin dy persona, një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në autostradën Ibrahim Rugova në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar.

Sipas raportit të policisë thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër.


Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori