LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Veternik, lëndohen tre persona

Aksident në Veternik, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në Veternik, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona  kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti.


Ajo njoftoi se “Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësore”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo. /Telegrafi/