LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, respektivisht në magjistralen Lipjan-Shtime.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe dy persona të lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.

Ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/


—–

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:40 në Lipjan.

Telegrafi mëson se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë dy persona janë lënduar.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/