Aksident në Lipjan, këmbësori pëson lëndime të rënda

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan, ku një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, i cili po drejtonte një motoçikletë, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.
Si rezultat i përplasjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, duke pësuar lëndime serioze trupore.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































