Aksident mes dy veturave në Dollc, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Dollc të Klinës ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se nga ky aksident tre persona janë lënduar.
“Rreth orës 13:50 policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkakun e aksidentit”, tha Gashi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































