Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë - Gjilan, humb jetën një 34 vjeçar

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 22:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës A. S, mashkull, 34 vjeç është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































