E përditësuar: Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Carralevë.
Raportohet se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka.
Ndërkaq, policia po merret me rastin se shkaktimit të aksidentit me fatalitet.
Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën në Carralevë, ku një person ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
“Sonte, më 13 shkurt 2025, rreth orës 18:25, policia në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Rajonit të Prizrenit për një aksident trafiku në Carralevë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Menjëherë janë thirrur ekipet e nevojshme për të dalë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Bytyqi.
Sipas informacioneve nga patrulla policore e Trafikut Rajonal-Prizren, rreth orës 19:00 është konfirmuar se aksidenti ka përfunduar me fatalitet, duke i marrë jetën J. G., një 42-vjeçar nga Suhareka.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e nevojshme, përfshirë zyrtarë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.
Për momentin, rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar./Telegrafi/