Aksident me fatalitet në aksin Plepa-Kavajë, humb jetën një 50 vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të enjten në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.
Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Euronews/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































