LAJMI I FUNDIT:

AKM: 16 plazhe 100% të pastra në Shqipëri

AKM: 16 plazhe 100% të pastra në Shqipëri

Shumica e plazheve në Shqipëri rezulton se kanë ujë të pastër dhe të pandotur.

Sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, plazhet më cilësinë më të mirë të ujit për larje në bregdetin Adriatik janë ato të Shëngjinit, Velipojës, Tales, Spitallës, Semanit, Darzezës dhe Divjakës.

Monitorimet nxorën në pah se 100% e ujërave bregdetarë në këto plazhe përgjatë vitit 2022 kishin cilësi të shkëlqyer.


Ndërsa në ujërat e bregdetit Jonian, plazhet krejtësisht të pastra rezultojnë ato të Palasës, Zvërnecit, Dhërmiut, Drimadhes, Jalës, Livadhes, Qeparoit, Borshit dhe Lukovës.  Në bregdetin e këtyre plazheve nuk është gjetur asnjë stacion me cilësi të keqe uji.

Kështu 67.5 % e stacioneve të plazheve në Shqipëri në vitin 2022 kishin cilësi të shkëlqyer uji për larje, 19.5% cilësi të mirë, 4.1 % cilësi të mjaftueshme, ndërsa 8.9% cilësi të keqe.

Në krahasim me vitin 2021, numri i stacioneve të plazhit me cilësi shumë të mirë është rritur, ndërsa i atyre me cilësi të keqe është ulur.

Megjithatë, sipas AKM, për 11 stacione plazhesh duhen marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e cilësisë së ujit.

Plazhet më të papastra rezultojnë të jenë në Sarandë, Ksamil, Vlorë dhe Durrës.

Konkretisht 50% e stacioneve të plazhit të Sarandës, 33% e stacioneve të plazhit në Ksamil, 20% e plazheve të Vlorës dhe 14% e plazheve të Durrësit janë me cilësi të keqe.

Pjesa më e madhe e ndotësve mikrobiologjik e kanë origjinën nga aktivitetet njerëzore dhe shkarkimi i ujërave urbane të pa trajtuara./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori