Asociacioni i Komunave të Kosovës po mban takimin me drejtorët komunalë të arsimit, për të diskutuar për situatën me pandeminë në shkolla. Numri i madh i mësimdhënësve të infektuar dhe zëvendësimi tyre, është një nga sfidat në nivel vendi.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi tha se situata është duke u përkeqësuar.
“Mbi 70 shkolla janë duke vijuar arsimin ‘online’. Situata është duke u përkeqësuar. Të kemi rekomandime për tejkalimin e mundshëm. Në vendet urbane dallon shumë me ato rurale. Reforma në arsim duhet të fillojë nga komunat. Do të kemi një takim me Ministrinë e Arsimit për reformat në arsim”, ka thënë ai.
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini tha se tri shkolla në këtë komunë kanë kaluar në mësim ‘online’.
Përveç kësaj sfide, ai u shpreh se kanë një numër të madh të mësimdhënësve të cilët janë jashtë listës së pagave.
“Mbi 250 nxënës aktualisht janë të infektuar dhe mbi 20 mësimdhënës të infektuar në nivel komune. Kemi numër të madh të mësimdhënësve që janë jashtë listës së pagave. 53 mësimdhënës janë jashtë listës së pagave”, tha ai.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Fatbardha Emini u shpreh se deri më tani janë testuar mbi 1500 nxënës.
Sipas saj, më mirë do të ishte të zëvendësohet pushimi pranveror.
“Virusi është i pranishëm sidomos në lokalitete ku ka numër më të madh të nxënësve. Tani më procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve zhvillohet me Ligjin për Zyrtarët Publik që minimumi i konkursit publik është 45 ditë. Duhet me qenë të koordinuar që të paktën procedurat e rekrutimit me qenë të njëjtat në të gjitha komunat. Sepse diku është konkursi gjashtë ditë, diku 45 ditë. Të zvogëlohet afati i rekrutimit kur ka raste të sëmundjeve”, tha ajo.
Edhe drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani tha se në këtë komunë çdo ditë e më shumë po përkeqësohet situata me pandeminë.
“Momentalisht 98 mësimdhënës i kemi të infektuar, 437 nxënës, 11 personel tjetër dhe për momentin 9 shkolla i kemi në mësim ‘online’. Dilemat janë se a të kalojmë në mësim ‘online’ dhe është një situatë se duhet të dimë në fund se çfarë do të bëjmë. Në Ferizaj çdo ditë me keq po shkojmë, ta shohim sot dhe nesër si po veprojmë”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker