LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova në finale të “Tunis Grand Prix”

Akil Gjakova në finale të “Tunis Grand Prix”

Xhudoja kosovare ka arritur suksese të jashtëzakonshme edhe në ditën e sotme.

Xhudisti pejan, Akil Gjakova ka siguruar medalje në turneun Grand Prix, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.

Sportisti ynë mposhti në gjysmëfinale Mirzokhid Farmonov të Uzbekistanit me Ippon, në kategorinë  deri 73 kilogramë.


“Bravo dhe krenar me rezultatin e vetëm për Kosovën në këtë nivel! Faktikisht trajneri Akilit 1991 kishte fituar medalje të bronztë në Kupën Botërore dhe plot 27 vite për medaljen tjetër”, ka shkruar Driton Kuka.

Kujtojmë se në rrethin e parë mundi turkun, Bilal Ciloglu, në 1/8 e finales eliminoi britanikun, Daniel Poëell, kurse në çerekfinale me një Ippon maestral mundi japonezin, Yuhei Yoshida.

Kjo është medalje e tretë e Kosovës në këtë Grand Prix. Finalja zhvillohet pas orës 16:00.

Xhudoja e Kosovës në vendin e parë me numrin e medaljeve në "Tunis Grand Prix"
Lexo po ashtu Xhudoja e Kosovës në vendin e parë me numrin e medaljeve në "Tunis Grand Prix"

Theksojmë se dje Nora Gjakova ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë ndërsa Distria Krasniqi ka humbur në finalen deri në 52 kilogramë, e cila gjë ka bërë që t’i takojë medalja e argjendtë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori