Xhudisti kosovar është kualifikuar në çerekfinale të këtij evenimenti, në kategorinë 73 kg, pasi doli më i miri në Grupin C.

Ai e mposhti në rrethin e parë britanikun Eric Ham, ndërsa në duelin e dytë ishte më i mirë se suedezi Victor Allansson. Në rrethin e tretë, Gjakova ia doli ta mund edhe belgun Matthias Casse, kurse në duelin vendimtar të grupit, ai ishte më i mirë se turku Murat Bektas, përcjell Zëri.


Akili në çerekfinale do të përballet me gjeorgjianin Tamazi Kirakozashvili. Gjakova ka gjasa të mira të fitojë medalje në Evropian. E rrugën e tij po e ndjek edhe Distria Krasniqi, e cila ka shkuar në repasazh dhe do ta kërkojë medalje ne bronztë.  

telegrafi sport app