Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre.


Kësaj radhe ka ardhur një e bronztë, pas fitores së pejanit Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

akili1

Gjakova arriti ta fitojë të bronztën me anë të repesazhit, ku mposhti italianin Manuel Lombardo.

Fitorja e Akilit erdhi me 'golden score' për të siguruar medaljen e radhës për Kosovën.

Akil Gjakova 1

Vlen të theksohet se disa minuta para tij, ishte Laura Fazliu e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Para saj medalje fituan edhe Distria Krasniqi të artën, si dhe Shpejtim Bajoku në boks dhe Flaka Loxha të bronztën në xhudo. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app