Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.

Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në raundin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.


Në këtë raund, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

akil gjakova

Në raundin e dytë, Gjakova do të ndeshet me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.

Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, ndërsa nesër (e shtunë) do të garoj Shpati Zeka. /Telegrafi/

telegrafi sport app